Lajmi i rrejshëm për transferimin në shtetet Arabe, Feta Fetai reagon për Sportmania: “Nuk ka asgjë të vërtetë!”

Pas publikimeve në media kroate dhe huazimit të informacionit nga ana e Sportmania-s për një transferim të mundshëm të Feta Fetait në shtetet Arabe, vetë futbollisti ka reaguar duke përgënjeshtruar kategorikisht këto raportime.

Në një reagim të drejtpërdrejtë për redaksinë tonë, mesfushori shkupjan theksoi:

Lajmi nuk është i vërtetë. Nuk ka asgjë të konkretizuar dhe gjithçka që është shkruar është e rrejshme,” thotë Feta Fetai për Sportmania.

Fetai mbetet aktualisht pjesë e Lokomotivës së Zagrebit dhe e ardhmja e tij do të qartësohet gjatë merkatos verore. Sportmania do të vazhdojë ta ndjekë nga afër çdo zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close