La Liga për Muriqin: “Eja fluturo me mua”

Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së tretë në La Liga.

Mallorca triumfoi 0:2, e ku protagonist ishte edhe Vedat Muriqi, shkruan Gazeta Express.

Ai shënoi golin e parë në minutën e 13-të, ndërsa në të 64-tën e dyfishoi epërsinë sulmuesi tjetër, Lee.

E për golin e sulmuesit kosovar ka reaguar edhe faqja e La Ligas në gjuhën angleze.

“Eja fluturo me mua”, shkroi La Liga, duke ia bashkangjitur fotografinë e Muriqit në momentin e golit.

https://twitter.com/LaLigaEN/status/1563590606949007361?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1563590606949007361%7Ctwgr%5E9a74929f718e25bd09402ed9a09e5c8be5e12f91%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Finstant-articles.com%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close