Kylian Mbappé, të mërkurën do të debutojë me këpucë të reja kundër Bayern Munichut në ndeshjen e dytë të fazës së 16-të të Champions League.

Firma sportive, që sponsorizon francezin, i ka bërë sulmuesit të PSG-së këpucë speciale për rekordin që arriti në ditën e fundit të Ligue 1, teksa Mbappé u përcaktua si golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës pariziene, duke shënuar një gol kundër Nantes.

