KV Shkëndija me efekt 100%, mund edhe Vesna Probishtip

Kuqezinjtë tetovarë mbajnë efektin e 100% të fitoreve pas tre xhirove në elitën e volejbollit të Maqedonisë së Veriut. KV Shkëndija së fundmi deklasoi KV Vesna Probishtip me rezultatin maksimal 3:0, duke regjistruar suksesin e tretë me rradhë. Shkëndija avansoi 1:0 në sete pasi mori të parin me shifrat 25:20, ndërsa në të dytin shtoi dominimin dhe rëmbeu setin e dytë pas rezultatit 25:20. Përgatitja më e mirë fizike dhe kuptohet edhe cilësia bënë që seti i tretë të ishte një monolog i Shkëndijës që lejoi rivalit të merrte vetëm 5 pikë dhe pranë shfirave 25:5 mbylli ndeshjen me rezultat maksimal 3:0.
Tre fitore nga tre ndeshje për Shkëndijën që bashkë me KV Universtiteti i Tetovës dhe Xhio Strumica udhëheqin renditjen tabelare, duke paralajmëruar luftë për titullin e kampionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close