Kroacia në telashe të mëdha para ndeshjes me Holandën, ylli i skuadrës braktisë grupin!

Atmosfera te Kroacia para ndeshjes me Holandën është shumë e keqe. Gjatë stërvitjes së kombëtares kroate në Rujevicë, disa shikues të Rijekës provokuan, shanin dhe ofendonin Marko Livajën.

Ylli i Hajduk Split humbi kontrollin dhe u përplas me tifozët në stërvitje.

Pas tollovisë së krijuar, Livaja ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja për ndeshjen me Holandën. Ai ka thënë se ky vendim është më i mirë për kombëtaren dhe se kërkon mirëkuptim. 

Kritikat ndaj tij nuk kanë munguar nga opinioni sportiv.

Përplasja e lojtarit me tifozët e Rijekës vije për shkak të rivalitetit të madh që ka kjo skuadër me Hajduk Splitin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close