Kroacia arrin në Katar, pamje nga super hoteli luksoz ku janë vendosur

Kombëtarja kroate u largua nga Arabia Saudite dhe mori një avion për në Katar, ku do të garojë në Kupën e Botës.

Ndeshja e parë e Kroacisë do të luhet të mërkurën kundër Marokut dhe pas kësaj ndeshje do të pasojnë ndeshjet me Kanadanë dhe Belgjikën.

Dy nga këto katër skuadra do të kalojnë në raundin e 16-të.

“Më në fund. Rrugës për në Doha”, shkruhet në foton nga fluturimi i sotëm.

Lojtarët kroatë do të akomodohen në hotelin Hilton Doha. Në Hilton, HNS rezervoi 65 nga gjithsej 400 dhoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close