Rusia, më saktë, klubet e tyre të futbollit do të vazhdojnë të mungojnë në Europë, deklaroi UEFA. E udhëhequr nga ky arsyetim, Shtëpia Evropiane e Futbollit vendosi të kthejë ekipet ruse U-17 në garë pas 18 muajsh. UEFA vendosi të kthejë në aktivitete kombëtaren e Rusisë për meshkuj dhe femra nën 17 vjeç, por menjëherë hasi në një pengesë. Ukraina ka dhënë një ultimatum të qartë se nuk do të luajë asnjë kompeticion në të cilin konkurrojnë rusët.

Anglezët u bashkuan menjëherë me ta dhe shumë shpejt mbështetje erdhi nga Polonia, më pas nga Suedia, Danimarka, Letonia dhe Lituania. Duket sikur askush nuk mendon për mesazhin bazë të futbollit dhe sportit dhe faktin që bëhet fjalë për fëmijë deri në 17 vjeç.

Është e qartë se politika u fut në çdo pore të sportit, kur UEFA dhe FIFA vendosën në pranverën e vitit 2022 të përjashtonin të gjitha kombëtaret dhe klubet ruse nga gara. Ata e bënë këtë për shkak të fillimit të Operacionit Special Ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe presionit të madh nga vendet perëndimore. Që atëherë, sportistët rusë, jo vetëm futbollistët, janë detyruar të garojnë ekskluzivisht në vendin e tyre, megjithëse po i thyejnë këto sanksione duke bashkëpunuar me federata nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut.
UEFA shpjegoi lëvizjen e saj për të rikthyer kombëtaret ruse nën moshën 17 vjeç duke thënë se djemtë dhe vajzat meritojnë të konkurrojnë me moshatarët e tyre nga Evropa. Po kështu, ka mbetur në fuqi vendimi sipas të cilit rusët nuk lejohen ende të marrin pjesë në garat e UEFA-s me flamurin, himnin dhe pajisjet e kombëtares së tyre. Ndeshjet gjithashtu nuk mund të luhen në territorin e Rusisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në mënyrë indirekte komentoi ngjarjet në UEFA, duke folur për situatën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, i cili ende nuk ka marrë një vendim, nëse sportistët rusë do të lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike të Parisit. .
CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë) po përdor situatën rreth Ukrainës për të shkelur në mënyrë flagrante dhe drejtpërdrejt Kartën Olimpike. Në të njëjtën kohë, largimi i shumicës së sportistëve tanë nga garat, duke bërë përjashtime si një lloj hapi i madh pozitiv për sporte të caktuara, për grupmosha të caktuara në status neutral, pa flamur, pa himn – tha Lavrov për agjencinë e lajmeve TASS .

