Krivanjeva: Luajmë ndaj kampionëve, serioziteti i ekipit duhet të jetë në nivel 

Struga Trim Lum – Shkupi do të jetë ndeshja më interesante e së mërkurës që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit vendor. 

Nga tabori i Strugës, ka folur mbrojtësi Besart Krivanjeva. 

“Ndeshja ndaj FC Shkupit do të jetë një ndër ndeshjet më të vështira. Luajmë ndaj kampionëve në fuqi, ndaj dhe qasja dhe serioziteti i ekipit duhet të jenë në nivel. Me trajnerin e ri Shpëtim Duro kemi punuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve, ndaj dhe besojmë fuqishëm se me një angazhim maksimal do i’a dalim që të marrim atë që dëshirojmë”.

….luani ndaj ish skuadrës së juaj ku u formuat si futbollistë? 

“E vërtetë është se te FC Shkupi kam kaluar një periudhë shumë të bukur, megjithatë neve jemi profesionistë, aktualisht mbroj ngjyrat e Struga Trim Lum dhe do jap maksimumin për këtë fanellë për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje dhe të vazhdojmë të jemi të parët në renditje”, thotë Besart Krivanjeva. 

Ndeshja Struga – Shkupi luhet nesër, duke nisur nga ora 14:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close