Kreu ekzaminimet mjekësore në mënyrë të fshehtë, zbulohet kur zyrtarizohet Haalandi te City

Më shumë konfirmime vijnë për transferimin e afërt të Erling Haaland te Manchester City. Sipas të përditshmes belge “DH”, sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka kryer ekzaminimet mjekësore në Bruksel me kreun e stafit mjekësor të Manchester City-t, Edu Mauri për të përfunduar fazën e parafundit të mbërritjes së tij në Angli.

Zyrtarizimi i blerjes së Haalandit pritet të ndodhë në momentin kur City të sigurojë matematikisht titullin kampion në Premier League. Ndërkohë, gazetari italian i specializuar në lëvizjet e merkatos, Fabrizio Romano, këmbëngul se njoftimi nga City do të jepet këtë javë. Klubi anglez ka mposhtur konkurrencën e shumë klubeve europiane, mbi të gjitha Real Madrid dhe Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close