Kalidou Koulibaly do të veshë fanelën e Al Hilal, për tre vitet e ardhshme, me klubin nga Arabia Saudite që njoftoi blerjen e tij nga Chelsea, vetëm disa ditë pas njoftimit për nënshkrimin e Ruben Neves.

Mbrojtësi senegalez u largua nga Premier League dhe Chelsea pas vetëm një viti dhe duke folur për vendimin e tij për t’u transferuar në ligën e Arabisë Saudite, ai tha:
“Jam i lumtur, jam musliman dhe po vij në vendin e duhur. Këtu ka gjithçka që më bën të ndihem mirë, më pritën në mënyrë të shkëlqyer. Kontrata është shumë e rëndësishme, unë do të jem në gjendje të ndihmoj të gjithë familjen time të jetojë më mirë, nga prindërit e mi te kushërinjtë dhe gjithashtu të mbështes aktivitetet sociale të klubit tim në Senegal”.

