Kosova sot mëson kundërshtarin e play-offit të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës sot e mëson kundërshtarin e saj në play-offin e Ligës së Kombeve.

“Dardanët” mund të përballen me një nga katër shtetet e forta që janë në këtë play-off.

Kundërshtarët e mundshëm të ekipit të Franco Foda-s, janë: Sllovenia, Gjeorgjia, Islanda dhe Irlanda. Shorti mësohet sot në selinë e UEFA-s nga ora 12:00.

Kurse këto ndeshje pritet të zhvillohen gjatë muajit mars të vitit 2025. Kujtojmë që ky play-off për Kosovën është për ngritje në Ligën B të Ligës së Kombeve, që do të ishte një sukses i madh i “Dardanëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close