Kosova sonte pret Rumaninë në “Fadil Vokrri”

Kosova sonte përballet me Rumaninë, në ndeshjen e vlefshme të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024. Ekipi i Alain Zhires vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para dhe synon të shijojë fitoren e parë në këto kualifikuese. Në anën tjetër, mysafirët kanë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe kanë udhëtuar në Prishtinë për rezultat pozitiv. Në këtë ndeshje, Kosova do të përballet me mungesën e Elbasan Rashanit i cili është i lënduar, ndërsa ende në dyshim është edhe Edon Zhegrova. Përballja Kosova – Rumania luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close