Përparimi i Superligës së Kosovës në renditjen më të re të UEFA-s ka nisur t’i sjell frytet e para. Nga ky sezon Superligën e Kosovës në garat evropiane do ta përfaqësojnë katër skuadra, 3 nga kampionati dhe 1 nga fituesi i Kupës. Gjithashtu, Qeveria e Futbollit Evropian, Uefa ka bërë të ditur se si rezultat i ngritjes së rangimit të ligës, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garojë më në raundin parakualifikues, por do të shkojë direkt në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.


