Kosova dhuron spektakël, e pamëshirshme ndaj Qipros

Të papërmbajtshëm ishin dardanët në mbrëmjen e kësaj të hëne në ndeshjen përballë Qipros në “Fadil Vokrri”. Kosova dominoi të gjithë sfidën dhe arriti të merrte një fitore të thellë 5-1.

Dardanët nisën serinë e golave në minutën e 22’ me Muslijan, ndërsa në minutën e 45+1’ ishte Rudhani ai që arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.

Edhe në pjesën e dytë ishin vendasit ata që diktuan ritmin, ndërsa në minutën e 46’ Rashani realizoi golin e tretë për Kosovën, Muriqi realizoi golin e katërt në minutën e 52’.

Qipro mundi të gjente rrugën drejt rrjetës vetëm një herë në minutën e 81’ me Roberge. Megjithatë Muriqi do të realizonte golin e dytë personal dhe të pestin për dardanët në minutën e 84’.

Pas këtij takimi Kosova mban vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Nations League me 9 pikë, 6 më pak se Greqia e vendit të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close