Shkupi të enjten do të luajë ndeshjen e kthimit me Ballkanin në kuadër të plej of-it në Ligën e Konferencës. Drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku e ka konfirmuar se 600 tifozë të Shkupit do të udhëtojnë në Prishtinë.

“Nga klubi ynë, Shvercerat kanë kërkuar 600 bileta për takimin ndaj Ballkanit”, ka thënë Bunjaku në emisionin Kampionët.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup përfundoi me rezultatin 1:2 në favor të Ballkanit. Takimi ku do të caktohet kualifikuesi për në grupe të Ligës së Konferencës do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

