Lajmi i dhënë ditën e djeshme nga Sportmania, sot merr konfirmim zyrtar. Voska Sport ndahet me trajnerin malazez, Milan Radoviç.

NJOFTIMI I VOSKËS:
Ju njoftojmë që nga dita e sotme, skuadra nuk do të udhëhiqet nga trajneri Milan Radoviç. Ndarja me trajnerin malazez vjen pas marrëveshjes së dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit ndërmjet kryesisë së klubit dhe vet trajnerit 46 vjeçar së bashku me stafin e tij.
Milan Radoviç mori drejtimin e skuadrës në qershor të vitit të kaluar, ndërsa Voska Sport e falenderon për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe sa ishte pjesë e jona, duke i uruar fat dhe suksese në karrierën e tij në vijim.
Kryesia e klubit është duke punuar për të gjetur trajnerin e ri, ndërsa për të njejtin do të jeni të informuar në ditët në vijim.

