Vendimi ishte befasues, por do të jetë i vlefshëm vetëm për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të mbledhen të holla për luftën ndaj koronavirusit.

Kështu, kompanitë e mëdha kanë filluar luftën për të fituar të drejtat mbi emrin e stadiumit të Barcelonës.
Sipas raportimeve britanike, në garë për të drejtat e emrit është edhe kompania që lidhet me ikonën e boksit, Mike Tyson, transmeton lajmi.net.
Shefi ekzekutiv i Tyson Ranch, Rob Hickman, njeriu që koordinon fermën e kanabisit që zotërohet nga Tyson, ka lënë derën e hapur për të marrë të drejtat e emrimit të ‘Camp Nou’.
Sigurisht, në garë do të futen ndërkohë edhe kompani të tjera të mëdha, për ta vështirësuar luftën.
Projektet dhe kompania fituese do të zgjidhen nga një komision i përbërë nga menaxherë të Barcelonës. /Lajmi.net/

