Chelsea humb interesimin për Coutinho – listën e dëshirave tashmë e prinë Havertz

Javëve të fundit, anëtari i Barcelonës, Coutinho, i cili tashmë luan si i huazuar me Bayern Munich, është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te Chelsea.

‘Sky Sports News’ raportonte se ‘Blutë’ janë duke u interesuar që ta trasnferojnë brazilianin gjatë verës.

Por, situata duket se tashmë ka ndryshuar dhe Coutinho nuk është më në interesin e londinezëve.

‘Athletic’ raporton se vendin e Coutinho  e ka zënë ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, transmeton lajmi.net.

Për Havertz, Chelsea do të kenë konkurrencë nga Bayern Munich, Manchester United por edhe Barcelona potencialisht. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close