Kiril Lazarov pensionohet nga hendbolli

Hendbollisti më i mirë i Maqedonisë së Veriut, Kiril Lazarov edhe zyrtarisht pensionohet nga hendbolli i luajtur. Lazarov përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur tërheqjen e tij nga hendbolli aktiv. Ai do të luaj edhe dy ndeshjet e fundit me skuadrën e tij Nant. Ylli i hendbollit të vendit nesër do të luajë ndaj Tuluzit dhe do të përshëndetet me publikun vendas, përdisa në fundjavë në Paris do të jetë kundër PSZH-së në Kupë për të luftuar për trofeun e fundit në karrierën e tij. Lazarov gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të ndryshme të Europës në mesin e të cilave edhe me Barcelonën, Atletiko Madridin e Vespremin. Legjenda e hendbollit vendor do të vazhdojë të jetë seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close