KHF Çair triumfon ndaj Pelisterit

KHF Çairi nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi sot regjistroi fitoren e 6-të radhazi, duke mposhtur ekipin e Pelisterit me rezultatin 42:35. Vashat e trajnerit Basri Latifi kontrolluan lojën gjatë gjithë kohës, mirëpo mbrojtja nuk ishte në nivelin e detyrës pasi pranoi 35 gola. Pjesa e parë për hendbollistët nga Çairi të cilat avansuan me shifrat 19:13. Pamje të njejta edhe ne fraksionin e dytë, me KHF Çair që nuk hapësirë për befasi dhe fiton takimin me rezultatin e përgjithshëm 42:35. Hendbollistja më efikase tek KHF Çair ishte Mirjana Petkovska me 9 gola të realizuar, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Leonora Rrahmani me 7 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close