KF Besa Dobërdoll ka bërë zyrtare afrimin e dy talenteve të rinj, Fatlum Selmani dhe Ersan Mustafa, të cilët tashmë janë pjesë e skuadrës.

Fatlum Selmani, që luan si mbrojtës i majtë, vjen nga shkolla e futbollit e KF Shkëndija. Ai ka pasur një qëndrim 6-mujor te Ballkani i Suharekës, megjithatë nuk regjistroi paraqitje zyrtare me kampionët e Kosovës.
Nga ana tjetër, Ersan Mustafa është një talent premtues që ka zhvilluar karrierën e tij me moshat e Rabotniçkit, duke treguar potencial të madh.
Me këto përforcime, KF Besa Dobërdoll synon të rrisë konkurrencën në ekip dhe të forcojë më tej skuadrën për sfidat e ardhshme.

