Reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë së Veriut vazhdon me paraqitjet e shkëlqyeshme me skuadrën e Rabotniçkit U18. Të shtunën në Super Ligën e vendit në kategori të kadetëve, në kuadër të xhiros së 16-të Destan Adili u dallua me super praqitje, derisa me një gol dhe dy asiste ishte figura qendrore në fitoren e Rabotniçkit 5:0 përballë Makedonija Gj.P.. Kërçovari që luan si sulmues krahu ishte rrezik permanent për kundërshtarin, çdo aksion përmes anës së tij paraqiste rrezik për mysafirët, derisa loja e tillë në fund rezultoi me dy asiste që u shndëruan në gola nga bashkëlojtarët, derisa në minutën e 77-të realizoi vetë gol për të rrumbullaksuar rezultatin final 5:0.

Paraqitjet e mira të Destan Adilit kanë bërë që sërish të merr ftesë nga përfaqësuesja U18 e Maqedonisë e cila javën e ardhshme (më 11 dhe 13 prill, e martë dhe e enjte) përballet me Malin e Zi në dy ndeshje kontrolluese.





