Hedhja e shortit për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë në futboll do të zhvillohet gjatë ditës së premte. Komisioni i Garave në orën 14:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) do të përzgjedhë tetë çiftet e Kupës së Maqedonisë.

Makedonija Gj.P. Arsimi, Bregallnica dhe Detonit shkojnë në fazën tjetër nga ekipet e Ligës së Dytë, ndërsa KF Shkëndija Haraçinë është e vetme nga Liga e Tretë.
Ndërkohë nga ekipet elitare, anëtare të Ligës së Parë, aty do të jenë të gjitha skuadrat e Ligës së Parë përveç Rabotniçkit (Gostivari, Voska Sport, Pelisteri, Vardari, FC Shkupi, Brera, Shkëndija, Besa, Sileksi dhe Strugë T.L.
Ndërkohë Tikveshi fillon garat në 1/8 e finales, si kampion në fuqi i Kupës së Maqedonisë, ndërsa garat do të zhvillohen më 23 tetor nga ora 14:00.

