Kanatllarovski shpalos listën e futbollistëve për sfidat ndaj Moldavisë dhe Gjeorgjisë

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë U21, Dragan Kanatllarovski, shpalosi listën e futbollistëve për sfidat kualifikuese kundër Molldavisë më 11 tetor dhe Gjeorgjisë më 15 tetor. Në listën e trajnerit Kanatllarovski për dy ndeshjet janë ftuar 24 futbollistë. Në listën e Kanatllarovskit, janë reshtuar 15 futbollist që janë aktiv në futbollin vendor, ndërsa 9 të të tjerë vijnë nga kampionatet jashtë Maqedonisë.

PORTIERËT: Marko Alçevski (Hapoel Jerusalem, Izrael), Andrej Jovçevski (Pelisteri), Ljupçe Xhekov (Sileksi).

MBROJTJA: Stefan Despotovski (Sheriff Tiraspol, Moldavi), Reshat Ramadani (Shkëndija), Imran Fetai (Besa), Malik Hamziç (Gostivari), Eren Alievski (Trelleborg, Suedi), Erion Alii (Horn, Austri), Gjorge Xhekov (Sileksi).

MESFUSHORË: Ivan Nikolov (Sonderijske, Danimarkë), Aleks Zllatkov (Shkupi), Hamza Ramani (Shkupi), Bekim Kamberi (Strugë), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Fisnik Isaki (F.K.B.93, Danimarkë), Behar Feta (Domzhale, Slloveni), Besar Guxhufi (Shkupi), Luka Stankovski (Radnički, Serbi), Matej Angellov (Çerkasi, Ukrainë), Vane Krstevski (Shkëndija).

SULMI: Mihail Talevski (Pelisteri), Fiton Ademi (Shkëndija), Filip Trpçevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close