Kampionët në fuqi të elitës vendore, Shkupi si çdo vit tjetër edhe këtë vit fazën kryesore të përgatitjeve do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë. Bardheblutë në tokën turke do të jenë nga 28 janari deri më 12 shkurt.

Përveç seancave stërvitore, skuadra e Goce Sedlloskit do të luajë edhe tri ndeshje miqësore.
Shkupi ndeshje kontrolluese do të luajë me Oleksandria nga Ukraina me 31 janar, me Pakhtakor nga Uzbekistani me 8 shkurt dhe Zhalgirisin nga Lituania me 11 shkurt.
Pritet që diteve në vijim të konfirmohen edhe nga ana e klubit, ndërsa eventualisht të shtohet edhe një kundërshtarë tjetër.
Shkupi për momentin është në Ohër, duke vijuar me fazën përgatitore.

