Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, pas përgatitjeve në Kroaci dhe pjesëmarrjes në turneun “Arena 2023”, ku përfundoi në vendin e 4-të, sot ekipi i Muharem Bajramit ka zbarkuar në Antalia, ku do të vazhdojë stërvitjet para fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Deri më 6 shkurt, Makedonija Gjorçe Petrovi do të zhvillojë edhe katër ndeshje miqësore, tre të parat kundër ekipeve bullgare si Beroe, CSKA Sofje, Spartak Varna, përderisa një do ta luajë ndaj ukrainasve Inhulec Petrove.

