Nëse do të kishte dyshime për të ardhmen e João Félix te Atletico Madrid, ja një tjetër e dhënë që tregon se situata e portugezit te ‘bardhekuqtë’ është vërtet e hapur.

Fanella me numrin 7, e cila i përkiste portugezit që kur ai erdhi në klub në vitin 2019, tani i është caktuar Antoine Griezmann, sulmuesit francez që sezonin e kaluar mbante numrin 8.
Për Griezmann, duhet theksuar, numri 7 është rikthimi në numrin që kishte më parë, pikërisht në vitin 2019, ai u largua për te Barcelona.

