Jeton Beqiri: Ndeshja me Dritën do të jetë festë futbolli, le të fitojë më i miri 

Shkëndija barazoi 1:1 me Jagiellonian e Polonisë në ndeshjen e tretë në Ligën e Konferencës, teksa pas këtij takimi ka folur trajneri i kuqezinjëve, Jeton Beqiri. Tekniku tetovar mes komentimit të sfidës ndaj polakëve, ka folur edhe për të ardhshmen, e cila do të jetë ndaj Dritës së Kosovës. 

“Sa i përket, ndeshjes me Dritën, mendoj që do të jetë një festë futbolli nga të dyjat ekipet shumë cilësore dhe ekipe që kanë raporte jashtëzakonisht të mira në të gjitha nivelet. Besoj do të jetë një ndeshje e barabartë dhe të fitojë më i miri”, ka thënë Jeton Beqiri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close