Laporta: Do isha i lumtur të bëja një ndeshje me Lionel Messin në hapje të Camp Nou Sportify 

Presidenti i Barcelonës, Laporta ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me stadiumin e ri “Camp Nou”.

Sot, skuadra katalunase mbajti seancën stërvitore në stadiumin e ri.

Laporta gjatë një interviste tha se do të dëshironte një ndeshje me Lionel Messin në hapje të stadiumit.

“Do ishte një mënyrë madhështore për ta inauguruar stadiumin Camp Nou, me një ndeshje për Messin. Do të ishte stadiumi i mbushur, plotë e përplotë. Do isha i kënaqur të organizoja një ndeshje me Messin”, i shpreh Laporta

Por, presidenti i klubit katalunas tha se kjo gjë s’mund të ndodhë deri në mes të vitit të ardhshëm 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close