Jeton Beqiri me Bylisin sigurojnë ngjitjen në Super Ligë

Sukses i bukur për trajnerin tetovarë, Jeton Beqiri. Bylisi i Ballshit edhe zyrtarisht siguron rikthimin në Super Ligën e Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga tekniku Beqiri, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të sezonit, ka siguruar matematikisht promovimin në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptarë. Bylisi të shtunën mundi 3:0 Tërbunin, duke bërë të paprekur matematikisht diferencën me skuadrat ndjekëse. Me tre xhiro deri në fund, Bylisi mban vendin e parë me 63 pikë, para KF Erzenit që është në vend të dytë, ndërsa pozita e tretë me 53 pikë mbahet nga Korabi. Në Super Ligë kalojnë dy ekipet e para në renditje, ndërsa me 3 ndeshje të mbetura dhe 9 pikë në lojë, Bylisi sheh veten 10 pikë larg vendit të tretë. 

Kështu realizohet me sukses plani dhe puna e Jeton Beqirit, që mori drejtimin e Bylisit verën e shkuar me detyrë për të kapur Superioren. Bylisi dominoi gjithë sezonin, ishte lider gjatë gjithë kohës dhe tre xhiro në fund nga  27 duele të luajtura kanë efekt prej 20 fitore e, 3 barazimeve dhe 4 disfatave.

Me tre ndeshje të mbetura, Bylisi i Jeton Beqirit ka luksin të luajë pa kurfarë presioni për rezultat, derisa skuadra kërkon ta mbyllë këtë sukses me stil edhe në tre takimet e fundit kur kushtimisht thënë skuadra do të mendojë për Superioren.    

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close