Lajme të mira në kampin e Barcelonës pas ndeshjeve të Kombëtareve, ku Robert Levandovski dhe Lamine Jamal u lënduan. Megjithatë si Robert Levandovski ashtu edhe Lamine Jamal u stërvitën normalisht me Barcelonën, duke i dhënë fund çdo shqetësimi për gjendjen e tyre fizike.

Kjo vjen pasi lëndimet e fundit ngritën dyshime për disponueshmërinë e tyre. Jamal u kthye nga detyra ndërkombëtare me Spanjën në fillim të kësaj jave pasi pësoi një mbingarkesë muskulore gjatë ndeshjes kundër Danimarkës.
Levandovski, i cili mori një goditje kur luante për Poloninë kundër Kroacisë, gjithashtu ishte marrë me një çështje të vogël para kësaj.
Testet mjekësore bën që dy lojtarët të jenë të gatshëm për stërvitje të plotë me pjesën tjetër të skuadrës dhe pjesëmarrja e tyre në stërvitje i qetësoi tifozët, por është e paqartë nëse Hansi Flik do t’i përdorë kundër Sevillas këtë fundjavë. Lojtarë të tjerë si Dani Olmo, Fermin Lopez dhe Gavi gjithashtu u stërvitën dhe pritet të marrin leje mjekësore këtë javë.
Skuadra po përgatitet për ndeshjet e rëndësishme të ardhshme kundër Bajern Munihut dhe Real Madridit.

