Ivan Balliu para sfidës me Barcelonën: Do ta kemi pisk kundër tyre

Barcelona do të përballet kundër Vajekanos, me synimin për të rimarrë kryesimin në La Liga pas ndalesave të dy gjigantëve të Madridit.

Katalanasit do të përballen me një nga skuadrat surprizë të sezonit, që nuk do t’ia lehtësojë gjërat në “Montzhuik”. Në pritje të ndeshjes, mbrojtësi i krahut të Rajos dhe i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, foli për “RAC1”, ku pranoi se Barcelona do të jetë një stres më vete për klubin e rrethinave të Madridit.

“Barcelona luan gjithnjë mirë. Ne i kemi analizuar dhe ata gjithmonë kanë luajtur futboll të mirë. Ajo që u ka munguar, është fiziku në vitet e fundit, por këtë vit ata janë top edhe në këtë drejtim. Ata janë skuadra e dytë që vrapojnë më shumë në La Liga, ne jemi të parët (Vajekano). Përveçse luajnë futboll të mirë, ata janë edhe ‘kafshë’ fizike, ndaj janë shumë të vështirë për t’u mposhtur”, deklaroi Balliu.

 “Stili ynë i lojës është të mos presim që skuadrat të kthehen. Ne jemi një skuadër që bëjmë presion lart dhe shkojmë pas skuadrës kundërshtare. Është e vërtetë që do ta kemi të vështirë dhe do të ketë momente kur ata do të na shtypin prapa, siç ndodh me të gjitha skuadrat, por kjo nuk është ideja jonë,” tha mes tjerash Balliu.

Ivan Balliu gjithashtu ka përgëzuar klubin blaugrana për mundësinë që po u jep lojtarëve të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close