Isnik Alimi merr ofertë të majme nga nënkampioni i Kinës

Sipas mediave në Rumani, reprezentuesi i Maqedonisë, Isnik Alimi ka marë një ofertë për të vazhduar karrierën e tij në Kinë. Mediat në Rumani raportojnë se lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i kliubit “Sepsi”, ku aktualisht është aktivizuar Alimi.

Mesfushori 30 vjeçar ka marë ofertë nga skuadra e Dalian Jingbo-s dhe bisedimet kanë filluar.

Alimi në sezonin aktual ka regjistruar 18 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola dhe 2 asiste. Kujtojmë se skuadra kineze, sezonin e kaluar e mbylli në vendin e dytë të kampionatit futbollistik në Kinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close