“Ishte argëtuese ta mposhtësh Messin 8:2”

Bayern Munich ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pas një fitore të thellë prej 8:2 ndaj Barcelonës së Lionel Messit, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Goretzka është pyetur nëse ka qenë e hidhur ta sikletosësh një idhull të mundshëm të fëmijërisë së tij, siç është Lionel Messit, ai u përgjigj: “Jo nuk ka qenë, ishte vërtet argëtuese”.

Me Bayern Munich tani favorit për të fituar Ligën e Kampionëve, Goretzka ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por insiston se duhet të fokusohen për të arritur qëllimin e fundit.

“Ne kemi shumë besim, por siç thamë më herët në zhveshtore, ne kemi bërë vetëm hapin e parë nga tre të mundshëm”.

Në gjysmëfinale, Bayern Munich takohet me fituesin e sfidës Manchester City – Lyon./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close