Barcelona e Lionel Messi është eliminuar të premten në mënyrë të turpshme nga Bayern Munich, duke u mposhtur 8:2 në Lisbonë.

Ky rezultat ishte ndjekje e një rezultati tjetër befasues, me Lyon që eliminoi Ronaldon dhe Juventusin.
Këto dy rezultate, kanë bërë që për herë të parë që nga sezoni 2004-2005, të mos jenë në gjysmëfinale as Lionel Messit dhe as Cristano Ronaldo.
Atë sezon Ligën e Kampionëve e fitonte Liverpool, pas një përmbysje historike ndaj Milanit./Lajmi.net/

