Wisdom u sulmua në Toxeth ndërsa vizitoi familjen, pasi luajti për Derby të shtunën në një fitore 2-1 ndaj Reading.

Mbrojtësi aktualisht po shërohet në spital, me Derby që konfirmoi se Wisdom ka pësuar lëndime gjatë sulmit, transmeton lajmi.net.
“Andre Wisdom ka qenë viktimë e një sulmi dhe grabitje të paprovuar”, tha klubi në një deklaratë.
“Ai pësoi lëndime të cilat rezultuan që ai të shkonte në spital”.
Mbrojtësi anglez luajti 19 herë me Liverpoolin, kur debutoi në vitin 2012. /Lajmi.net/

