DeAndre Jordan humb sezonin me Nets, rezulton pozitiv me Covid-19

Kevin Durant, Kyrie Irving, Nic Claxton dhe Wilson Chandler ishin katër anëtarët e parë të Nets që u përjashtuan për rifillimin për shkak të dëmtimeve.

DeAndre Jordan është lojtari i fundit i Brooklyn që njofton se nuk do të marrë pjesë në rifillimin e sezonit, përcjell lajmi.net.

Të hënën, qendra njoftoi në Twitter se ai ka testuar pozitiv për Covid-19. Si rezultat, Jordan “nuk do të jetë në Orlando për rinisjen e sezonit”.

Sipas Adrian Wojnarowski të ESPN-së, “Nets planifikojnë të nënshkruajnë me një zëvendësues për Jordan”, siç bënë me Chandler.

Spencer Dinwiddie ka testuar gjithashtu pozitiv për Covid-19. Për dallim nga Jordan, ai nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë apo jo në rifillimin e ligës në Disney. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close