Isco ndërpret kontratën me Sevillan, vetëm katër muaj pas nënshkrimit 

Mesfushori spanjoll, Isco, ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Sevillan, e cila ishte valide deri në vitin 2024. Ish-ylli i Real Madridit i ka ndarë rrugët me andaluzianët, sipas një njoftimi të publikuar nga Marca. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi i Sevillas në kanalet e veta zyrtare dhe tashmë Isco që u mendua se do të ishte përforcim i madh i andaluzianëve, sheh veten në merkato në kërkim të një tjetër skuadre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close