Irina Shayk është një nga kapitujt e mëdhenj në jetën e… turbullt të dashurisë së Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez u takua me modelen nga Rusia në vitin 2009, kur u largua nga Manchester United dhe për pjesën më të madhe të kohës së tij në Real Madrid, nga viti 2010 deri në 2015, të dy mbajtën kontakte. Por kur lidhja e tyre përfundoi, Shayk e kuptoi plotësisht fuqinë e imazhit të Cristiano Ronaldos në botën e mediave sociale.
Pothuajse menjëherë pas ndarjes së saj me CR7, rusja, tashmë në lidhje me aktorin Bradley Cooper, u kërkoi ndjekësve të saj në Instagram që të mos e ndiqnin “nëse e njohin vetëm si ish-in e Cristiano Ronaldos”, duke rezultuar në uljen dramatike të ndikimit të saj në platformë.
Siç tha edhe ajo: “Kur u ndava me Cristiano humba 11 milionë ndjekës brenda 24 orëve”. Ky numër në fakt korrespondonte me 75% të ndjekësve të saj në atë kohë.

