Trajneri i Interit Simone Inzagi duhet që të bëjë llogaritë për Veronën me dëmtimin e Hakan Çalhanoglusë, që nuk është i dëmtuar në aspektin muskulor, por as në formën më optimale. Për këtë motiv, por në anën tjetër të perspektivës, vëmendja është e gjitha te Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar, i transferuar nga Empoli si një goditje e së ardhmes ka 2 vite në Milano dhe është thirrur në apel për t’u përgjigjur në fushën e lojës për motivin kryesor që është thirrur – Të zëvendësojë Çalhanoglunë dhe t’i japë frymëmarrje atij kur nuk mundet dhe jo sa për numër, por të garantojë kualitet dhe besueshmëri në fushë. Detyrë që në fakt deri tani nuk është përmbushur e gjitha me sukses.

Nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare, Asllani ka qenë i qartë duke thënë se pret të luajë nga minuta e parë me Veronën.
“Jam rritur shumë, jam gati. Jam një organizator dhe më pëlqen ky rol. Por mund të luaj kudo”, tha ai për “Sportmediaset”.
Por problemi i madh është që nëse Inzagi do të zgjedhë një mes Barelës dhe Zielinskit në regji, atëherë kjo do të thotë se e “djeg” përfundimisht Asllanin.
Një hap që ndoshta trajneri nuk ia lejon vetes dhe as klubit, edhe në aspektin ekonomik. Është një “martesë” që duhet të zgjasë dhe nëse jo, palët duhet të ndahen pozitivisht. Krisja është një skenar që duhet shmangur. Por edhe Asllani ka shansin e artë dhe momentin e së vërtetës për të treguar vlerat e tij.

