Inzaghi i gëzohet suksesit ndaj Plzen: Bëmë diçka që asnjë klub italian se kishte bërë

Simone Inzaghi shijon suksesin ndaj Viktoria Plzen që e kthen skuadrën e tij në rrugën e duhur pas disfatës me Bayernin. “Sot objektivi ishte të merrnim në shtëpi pikët. Ne bëmë një ndeshje që nuk ishte e lehtë, asnjë italian nuk kishte fituar këtu në Plzen – shpjegoi ai -.

Është një fitore e merituar, e kërkuar nga djemtë, jam i lumtur”. Për paraqitjen: “Djemtë ishin mirë, qëndruan të përqendruar dhe unë i komplimentova në dhomat e zhveshjes”.

Trajneri zikaltërve përgëzon Dzekon, sulmuesin që shënoi golin e parë të takimit. “Edin ishte mirë, si të gjithë shokët e tij, kam nevojë për të gjithë në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm. Pas pushimit Lukaku do të kthehet dhe herë pas here do të zgjedh çiftin sulmues që do të hyjë në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close