Interi është bërë një nga skuadrat kryesore në Evropë që transferon futbollistët me parametra zero. Markus Turam, Mehdi Taremi, Piotr Zielinski, Hakan Çalhanoglu, Henrik Mikhtarian e disa të tjerë janë vetëm disa nga emrat që i janë bashkuar “Neroazzurëve” si transferime të lira. Lista e lojtarëve që erdhën falas në Inter këto vite është mjaft e gjerë dhe nën drejtimin e Bepe Marota-s, kampionët e Italisë kanë ditur si të lëvizin paraprakisht drejt ardhjeve të afërta.

Ashtu siç bëri në kohën e tij te Juventusi në Torino, Marotta po përgaitet për një transferim të ri me parametra zero. “SportMediaset” raporton se kreu i “Nerazzurrëve” ka zbuluar dëshirën e tij të radhës. Bëhet fjalë për portierin Italian Aleks Meret.
27 – vjeçari, nuk do të vazhdoj kontratën me Napolin dhe në fund të këtij sezoni pritet të largohet si i lirë. Reprezentuesi italian është dëshira kryesore e Interit, pasi te zikaltrit atë e shohin si zëvendësuesin adekuat të Jan Zomer, i cili në dhjetor mbush 36 vjeç.

