Interi apo Barcelona do të luajë në finalen e Munihut?

Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

Interi, do të pres Barcelonën në stadiumin ikonik “San Siro”, ku të dy këto skuadra do të japin maksimumin për të siguruar biletën e finales së madhe në Munih. Përballja e sotme do të jetë përballja e tyre e 14-të, me Barcelonën e cila ka fituar 6 ndeshje, Interi ka shënuar 2 fitore dhe 5 përballja janë mbyllur pa fitues.

Kujtojmë se ndeshja do të zhvillohet sonte, në orën 21:00./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close