Viti 2025 do të jetë viti i fundit i Lionel Messit si një futbollist profesionist, megjithëse ka shumë shanse që ai të vazhdojë të luajë edhe në vitin 2026, pasi aktualisht është planifikuar të përfshihet për Argjentinën gjatë mbrojtjes së Kupës së Botës.

Lionel Mesi ende nuk është angazhuar plotësisht për të qëndruar në Argjentinë deri në Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në të gjithë Amerikën e Veriut.
Megjithatë, pritet që ai ta bëjë këtë, veçanërisht nëse vendos të vazhdojë kontratën e tij me Inter Miami, e cila skadon në fund të vitit të ardhshëm.
Sipas “TyC Sports”, Inter Majami tashmë po planifikon t’i ofrojë Messit një zgjatje të kontratës që do ta mbante atë deri në fund të sezonit 2026 në MLS.
Siç qëndrojnë gjërat, ideja e Messit do të ishte ta nënshkruante atë marrëveshje nëse do t’i vinte nga Inter Majami. Ai është shumë rehat në Majami, ku është vendosur që nga largimi nga Paris Sen Zhermeni në verën e vitit 2023.

