Viti 2022 është tejet i komplikuar për Cristiano Ronaldos. Ky vit është pasuruar me një tjetër episod të pakëndshëm për imazhin e kampionit portugez. Atij iu mohua posteri në Doha me rastin e Kupës së Botës në Katar.

Secili nga 32 kombet në Kupën e Botës zgjodhi një lojtar për të vendosur posterin e madh (22 metra) në të gjithë qytetin, në rrokaqiej të veçantë. “Espn” raportoi se bashkatdhetarët Bruno Fernandes dhe Diogo Jota do të ishin favoritët për të zëvendësuar 37-vjeçarin si përfaqësues (imazh) të Portugalisë.
Një vendim që po shkakton shumë diskutime, duke pasur parasysh se CR7 është golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave si dhe te kombëtarja luzitane (117 gola në 191 paraqitje).
Këto postera tashmë po shfaqen nëpër qytet, megjithatë shumë kombe ende nuk e kanë zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

