Fundjava do ta rikthejë futbollin në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut me xhiron e 9-të në program.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje, me Makedonija Gjorçe Petrovin që do të pret liderin e renditjes, Struga Trim Lum, ndërsa Bregallnica do të takohet me Rabotniçkin. Ndeshja në kryeqytet do të nis nga ora 14:00, përderisa ajo që do të luhet në Shtip është programuar nga ora 15:00.
Ndërkohë të dielën do të zhvillohen tre ndeshjet tjera. Kampionët në fuqi, Shkupi do të presin në Çair, Sileksin.
Shkëndija do të jetë mysafire e Pobedës, përderisa Tikveshi do të përballet me Skopjen. Të tri këto takime luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:00.

