Icardi shënon në Turqi, por bashkë me të edhe Mertens

Pavarësisht se historia e tyre e dashurisë ka arritur në titullin e fundit, telenovela e pafund mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të mbushë faqet e thashethemeve në Argjentinë dhe më gjerë. Pas njoftimit në rrjetet sociale nga showgirl-i për përfundimin e martesës me sulmuesin e Galatasaray-t, thashethemet dhe mosmarrëveshjet për ish-çiftin nuk janë shuar për asnjë moment.

Por tani zbulimi tronditës vjen nga Wanda Nara e cila dyshohet se kishte deklaruar se kishte frikë nga qëndrimi i ish-bashkëshortit të saj. Që në fillim Mauro Icardi tregoi se nuk donte të dorëzohej përballë realitetit. Pushimi mes të dyve, i komunikuar nga Wanda Nara në Instagram, nuk u tret shumë nga ish-lojtari i Interit. Ai e priti shume keq pasi edhe e quajti Wanda Nara-n si personi me te cilin po tallet e gjithe bota.

Ndaj ndërsa zërat për historinë e sapolindur të dashurisë mes Wandës dhe reperit 22-vjeçar L-gante po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse dhe po konfirmohen nga të dy në rrjetet e tyre sociale, Icardi vazhdon të mos dorëzohet. Ndërsa Wanda ka konfirmuar ndarjen, Icardi këmbëngul se të dy do të jenë ende bashkë. Pavarësisht fotove të fundit që kanë përjetësuar Wandën dhe këngëtaren argjentinase të zhveshur në shtrat.

Icardi nuk dorëzohet dhe divorci i tyre bëhet një rast i vërtetë. Nje histori qe u pasurua edhe me hyrjen ne hotelin e Wanda Nara-s nga sulmuesi i cili u ndal nga siguria e hotelit dhe u nxorr jashte. E ndeersa jashte fushe gjerat nuk shkojne mire, sot ne fushe Icardi ka gjetur nje lumturi te vogel duke shenuar ne barazimin 2-2 te Galatasaray ne kampionat. Nje gol i lehte dhe festimi i zakonshem.

Nje ndeshje qe gjithashtu pa edhe protagonist Dries Mertens. Ish-futbollisti i Napolit, qe ne vere pranoi oferten e skuadres se Fatih Tehrim dhe braktisi Serie A. Sulmuesi belg ka shenuar golin e tij te pare turk dhe gjithashtu ka bere festimin qe shpesh e bente edhe te Napoli, duke nxjerre edhe gjuhen. Nje gol qe ka bere edhe tifozet te ngrihen dhe festojne…

Por, miqte e Antalyaspor kane arritur te shenojne dy gola me pas te ndihmuar edhe nga dy kartone te kuq te Galatasaray-t, i cili mbeti pa Boey dhe Bardakci, ne nje ndeshje qe u mbyll me tension teksa arbitrat largoheshin nga fusha mes zemerimit te tifozerise se ekipit te Stambollit dhe nje Tehrim totalisht i nxehur dhe qe nuk permbahej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close