Ibrahimovic vazhdon edhe një vit kontratën me Milanin

Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë të jetë lojtar i Milanit edhe për një vit tjetër.

Ibrahimovic kishte kontratë me ‘Rossonerët’ deri në qershor të këtij viti, por e ka vazhduar edhe një vit.

Është Fabrizio Romano, që njofton për rinovimin e yllit suedez, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e arritur do ta mbajë 40 vjeçarin në ‘San Siro’ deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërsa paga e tij do të jetë 1.5 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close