Husein Demiri pas largimit nga Gostivari, ka gjetur skuadër të re. Sulmuesi shkupjan ka firmosur me ekipin e Ohrid Lihnidos që garon në Ligën e Dytë dhe është prezantuar sot nga ana e klubit.

Demiri luajti për një vit te Gostivari, ndërsa më herët ishte pjesë e Teteksit, FC A&N, Dukagjini e Ferizajit në Kosovë. Ai në vendin tonë ka luajtur edhe për Shkupin, Makedonija Gjorçe Petrovin, Rabotniçkin dhe Vëllazërimin.

