Hummels largohet nga Dortmundi!

Skuadra e Borusia Dortmundit përmes një komunikate ka treguar për ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin, Mats Humels. Këtij të fundit i skadoi kontrata në fund të këtij sezoni, ndërsa kur të gjithë menduan se 35 vjeçari do të vazhdoj me Dortmundin, ndodhi e kundërta. “Të dashur tifozë, koha ime te Dortmundi po i vjen fundi pas gjithsej 13-vjetësh. Ishte një nder i madh dhe gëzim për mua që kam luajtur për këtë skuadër kaq gjatë. Unë i falënderoj të gjithë trajnerët, lojtarët dhe stafin. Do bëjë tifo për ju nga larg, do më mungoni”, është përshëndetja e mbrotjësit gjerman. Hummels tani është lojtar i lirë dhe pritet që gjatë këtij afati kalimtar të bëhet me skuadër të re. teksa ditën e djeshme edhe trajnerin Edin Terciq dha dorëheqje nga ekipi i Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close